Real Madrid vjen me ndryshime të mëdha në formacion ndaj Alavesit (FOTO)

Real Madrid do të kërkojë të rikthehet te fitorja në xhiron e ardhshme në La Liga.

Sport

21/09/2017 21:47

‘Los Blancos’ kanë zhgënjyer në fillim të këtij sezoni, duke arritur vetëm tetë pikë në pesë xhiro.

Ata së fundi janë mposhtur në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Betis, me rezultat 0-1, shkruan ‘Lajmi.net’.

Në xhiron e ardhshme, Real Madrid do të luaj në udhëtim te Deportivo Alaves, skuadër kjo që nuk ka arritur asnjë pikë në fillim të këtij sezoni.

Në këtë ndeshje sipas ‘Goal.com’, trajneri Zidane pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

Ndaj Alaves, nga minuta e parë në sulm ndeshjen do ta nisin Ronaldo, Bale Mayoral./Lajmi.net/