Real Madrid ‘vjedh’ përforcimin e madh të Barcelonës (FOTO)

Real Madrid kërkon yllin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Sport

10/08/2017 10:19

Një nga dëshirat më të mëdha të Barcelonës është sulmuesi francez i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Mirëpo, në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Real Madrid.

Por, përveç çmimit të lartë që kërkon skuadra gjermane, 150 milionë euro, pengesë tjetër për skuadrën e Ernesto Valverdes është edhe rivali më i madh i tyre Real Madrid, shkruan Mundo Deportivo.

Dembele pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, i cili e sheh si zëvendësues të Gareth Bale. /Lajmi.net/