Real Madrid vihet pas yllit të Bayern Munich

Skuadra e Real Madrid duket se nuk është mjaftuar me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Sport

28/09/2018 15:03

Së fundmi sytë e udhëheqësve të “Los Blancos” janë kthyer nga David Alaba i Bayern Munich.

Sipas “Don Balon” Marcelo nuk është në situatën më të mirë në klub, ku sipas tyre ai po kalon në presion të madh.

Bale e Modric thuhet se janë të pa kënaqur me brazilianin dhe duan ndryshime në krahun e majtë.

Edhe gjatë verës Lopetegui shfaqi dëshirën për një lojtarë të atij pozicioni mirëpo drejtuesit e klubit nuk dëgjuan kërkesën e tij.

Mbetet të shihet nëse interesimi i “mbretërve” do të konkretizohet dhe Alaba të kalojë në “Santiago Bernabeu”. /Lajmi.net/