Real Madrid vendos ta shes yllin e skuadrës

Real Madrid ka vendosur të shes në fund të sezonit mesfushorin Mateo Kovacic.

Sport

04/12/2018 21:37

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, nuk do të rikthehet më në ‘Santiago Bernabeu’ te Real Madrid.

24 vjeçari, pas tre viteve qëndrim te Los Blancos, verën e fundit në fund të afatit kalimtar u transferua te Chelsea në formulën e huazimit.

Kur po shkojmë drejt përfundimit të pjesës së parë të sezonit, e ardhmja e Kovacic mbetet e paqartë.

Por, ‘AS’ raporton se Real Madrd nuk e ka ndërmend të rikthej në skuadër ish anëtarin e Interit, shkaku i agjentëve të tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Real Madrid nuk janë të kënaqur me qasjen e agjentëve të lojtarit, të cilët i kanë vënë në siklet Los Blancos jo pak herë vitin e fundit.

Kovacic në verën e vitit 2015, për 30 milionë euro ishte transferuar te Real Madrid nga italianët e Interit./Lajmi.net/