Real Madrid transferon një prej portierëve më të mirë në botë, çmimi 70 milionë euro

Real Madrid ka bërë gati ofertë të re për transferimin e David de Geas nga Manchester United.

Sport

22/11/2017 09:20

David de Gea është rikthyer si objektiv i Real Madridit.

“Cadena SER” raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro për transferimin e portierit nga Manchester United.

De Gea ishte shumë pranë kalimit në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2017 por shkëmbimi me Keylor Navas dështoi pas vonesës në përcjelljen e dokumentacionit në zyrat e ligës spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, portieri nga Madridi është sërish objektiv i klubit kampion të Evropës për vitin 2018. /Lajmi.net/