Real Madrid transferon mesfushor (FOTO)

Real Madrid është afër arritjes së marrëveshjes me Santosin për transferimin e mesfushorit Lucas Lima.

Sport

27/11/2015 22:38

Real Madrid ka filluar të mendojë për përforcime, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Los Blancos” janë në kontakt me klubin brazilian Santos, në lidhje me transferimin e mesfushorit Lucas Lima, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”.

Santos kërkon 20 milionë euro për shërbimet e 25 vjeçarit.

I vetmi problem që mund ta pengojë këtë transferimi është se Real Madridi tashmë ka tre lojtarë të huaj që edhe më tej nuk kanë pasaportë evropiane, James, Danilo dhe Casemiro.

Në një skuadër, nuk lejohen më shumë se 3 lojtar pa pasaportë evropiane.