Real Madrid transferon ish futbollistin e Barcelonës (FOTO)

Real Madrid befason me përforcimin e ri.

Sport

28/06/2017 07:20

Real Madrid kërkon transferimin e një ish futbollisti të rivalit të madh nga La Liga, Barcelona.

“Onda Cero” ka bërë të ditur se “Los Blancos” kanë identifikuar Sandro Ramirezin, si përforcim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ramirez në edicionin e kaluar luajti me Malagan, por raportohet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferim në Santiago Bernabeu në sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Klubi madrilen do të paguajë rreth 6 milionë euro për blerjen e tij kurse Ramirez mund ta zë vendin e Alvaro Moratas i cili pritet të nënshkruajë me Manchester United. /Lajmi.net/