Real Madrid thyen rekordin, kjo është oferta për Neymarin

Real Madrid ka bërë gati ofertë rekorde për blerjen e yllit brazilian, Neymar, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

09/06/2018 08:13

Real Madrid ka shtuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

“The Sun” ka njoftuar se klubi madrilene ka bërë gati ofertë rekorde për blerjen e yllit brazilian, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 350 milionë euro për transferimin e ish sulmuesit të Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Neymar deri më tani ka qëndruar i heshtur kundrejt interesimit nga Real Madrid. /Lajmi.net/