Real Madrid, a do të jetë ky trajneri i ri? (FOTO)

Fabio Cannavaro ëndërron të bëhet trajner i Real Madridit.

Sport

28/10/2016 11:46

Fabio Cannavaro dëshiron të rikthehet në Real Madrid.

Por, ish qendërmbrojtësi italian nuk planifikon rikthimin si futbollist por në rolin e trajnerit.

Fituesi i “Topit të Artë 2006” ka kaluar aventura si trajner në Al-Ahli, Guangzhou Evergrande Taobao dhe Al Nassr, pas përfundimit të karrierës si futbollist më 2011.

Por, ai ëndërron rikthimin në “Santiago Bernabeu”.

“Është ëndërr e imja të jem trajner i Real Madridit”, deklaroi Cannavaro për “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

“Po ashtu, edhe Kombëtaren e Italisë. Nëse nuk keni synime të tilla, më mirë është të mos bëheni fare trajner”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.