Real Madrid, skuadra e parë që luan me formacion të njëjtë në dy finale të L.K

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka përzgjedhur formacionin zyrtar të finales kundër Liverpoolit.

Sport

26/05/2018 20:15

Francezi i ka besuar 11 lojtarëve që ia sollën titullin e Ligës së Kampionëve edhe një vit më parë në Kardif ku mposhtën Juventusin.

Keylor Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Cristiano Ronaldo dhe Benzema janë lojtarët që startojnë për Real Madridin sonte.

Startimi me një formacion të njëjtë është një ngjarje e pashembullt në historinë e Ligës së Kampionëve.

Është hera e parë që një skuadër starton me formacion të njëjtë luan në dy finale./Lajmi.net/