Real Madrid s’ka të ndalur, edhe një super përforcim (FOTO)

Real Madrid me një përforcim nga Spanja.

Sport

28/06/2017 07:25

Dani Ceballos është në prag të bëhet futbollist i ri i Real Madridit.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ylli i Real Betisit mirëpret mundësinë e kalimit në Santiago Bernabeu.

Dhe, pas paraqitjeve të mira me ekipin e Spanjës U-21 në Kampionatin evropian, kontaktet janë shtuar në lidhje me blerjen e tij nga “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Dëmshpërblimi i tij është 15 milionë euro. /Lajmi.net/