Real Madrid siguron transferimin e parë të janarit

Exequel Palacio do të jetë transferimi i parë i janarit në afatin kalimtar.

Sport

14/11/2018 19:37

Real Madrid ka siguruar transferimin e parë për afatin kalimtar të janarit.

‘Goal.com’ raporton se Real Madrid ka siguruar shërbimet e talentit 20 vjeçar të River Plate, përcjell ‘lajmi.net’.

20 vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Real Madrid, që do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2024.

Palacio do t’i kushtojë Real Madridit 20 milionë euro./Lajmi.net/