Real Madrid siguron përforcimin e parë për vitin 2018, çmimi 50 milionë euro

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Palmeirasin për blerjen e talentit të madh, Alan Souza.

Sport

20/10/2017 07:17

Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e përforcimit të parë për vitin 2018.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë arritur marrëveshje me Palmeirasin për blerjen e talentit të madh, Alan Souza.

17-vjeçari konsiderohet si mesfushor me talent të madh dhe nga viti i ardhshëm do të nënshkruajë me Real Madridin duke iu bashkuar fillimisht ekipit Castilla, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka kontratë me Palmeirasin deri më 2019 me dëmshpërblim prej 50 milionë euro. /Lajmi.net/