Real Madrid, shtëpia ime

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i dha fund spekulimeve rreth rikthimit të tij në Manchester United duke nënshkruar kontratë të re trevjeçare që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2018. Ronaldo, i cili ka shënuar 203 gola në po aq ndeshje pas transferimit të tij në Santiago Bernabeu nga Old Trafford…

Sport

15/09/2013 14:09

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i dha fund spekulimeve rreth rikthimit të tij në Manchester United duke nënshkruar kontratë të re trevjeçare që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2018.

Ronaldo, i cili ka shënuar 203 gola në po aq ndeshje pas transferimit të tij në Santiago Bernabeu nga Old Trafford më 2009, insistoi se nuk ka ndërmend të largohet nga gjiganti spanjoll.

“Do të jem i sinqertë me ju. Të gjithë e dini se isha në Manchester për gjashtë vjet, ata më dhanë shumë gjëra, dhe nuk i harroj”, deklaroi Ronaldo në konferencë për shtyp, i shoqëruar nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

“Por, Manchester është e kaluara, tani jam në Madrid. Kjo është shtëpia ime, familja ime, jam shumë i lumtur këtu. I respektoj klubet që trokitën në derë duke u interesuar për mua, por gjithmonë e kam ditur se objektivi im ishte të qëndroj këtu dhe të luaj për këtë skuadër, ndoshta deri në fund të karrierës. Askush nuk e di të ardhmen, por do të vazhdoj të jem këtu edhe për pesë vjet. Dua të vazhdoj të fitoj tituj për këtë klub. Do të jap maksimumin, si gjithmonë”, u shpreh ai.

Me kontratën e re, Ronaldo besohet se do të përfitojë 17 milionë euro në vit, një milion euro më shumë se paga e rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi.