Real Madrid shënon fitore minimale ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid e ka mbyllur me fitore xhiron e 16-të të La Ligas.

Sport

15/12/2018 20:18

“Los Blancos” kanë mposhtur Rayo Vallecanon me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore erdhi falë golit të Karim Benzema, i cili realizoi qysh në minutën e 13’.

Ky gol erdhi falë edhe asistimit të Lucas Vazquez i cili ka justifikuar mjaft mirë besimin e trajnerit.

Kjo fitore ka vlerë më të madhe se tre pikët, pasi “riparon” atmosferën në kampin madrilen.

Tashmë skuadra e Santiago Solarit numëron 29 pikë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë. /Lajmi.net/