Real Madrid – Sevilla, a e keni pritur këtë rezultat?

Real Madrid ka arritur që të dali me fitore nga xhiroja e 20-të e La Ligas.

Sport

19/01/2019 18:06

“Los Blancos” kanë shënuar fitore me rezultatin 2:0, në derbin kundër Sevillas, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte pakëz më e zymtë, me pak raste për shënim dhe nuk tregoi asnjë gol për tifozët.

Në pjesën e dytë, ishte një gol i vonshëm në minutën e 78’ i shënuar nga Casemiro, i cili zhbllokoi këtë ndeshje.

Krejt në fund, në minutën e 93′ ishte “Topi i Artë” Luka Modric i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2:0.

Kjo fitore i ka shërbyer Real Madridit për ta tejkaluar skuadrën e Sevillas në renditjen tabelare të La Liga.

“Mbretërit” tashmë grumbullojnë 36 pikë pas 20 xhirove, tri më shumë se skuadra e Sevillas. Madrilenët pozicionohen në vendin e tretë në tabelë. /Lajmi.net/