Real Madrid – Real Sociedad, formacionet me një mungesë të madhe në sulm

“Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

10/02/2018 08:10

Real Madrid ndeshet sonte me Real Sociedadin në La Ligë.

Trajneri Zinedine Zidane pritet të luajë në sulm me treshen Marco Asensio, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo por do të mungojë Gareth Bale.

“Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Ballafaqimi do të fillojë nga ora 20:45. /Lajmi.net/