Real Madrid – PSG, çmim i ‘çmendur’ për një biletë online

“Marca” shkruan se biletat online janë duke shkuar në çmime rekorde.

Sport

03/02/2018 10:53

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain është një prej kryendeshjeve nga xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se biletat online janë duke shkuar në çmime rekorde.

Disa prej tyre gjenden me çmim prej 24 mijë euro për duelin e parë të 14 shkurtit në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Në përgjithësi, edhe në shitje të rregullt, biletat kanë arritur në shifra të larta për duelin më të rëndësishëm deri më tani gjatë këtij sezoni për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/