Real Madrid – PSG, “çmenduri” e madhe

.

Sport

14/02/2018 19:04

“Santiago Bernabeu” pret këtë të mërkurë një nga ndeshjet më tërheqëse të futbollit, që mund të shihet sot.

Real Madridi dhe PSG-ja, dy nga dy ekipet sportive më të fuqishme ekonomikisht, përballen në Champions, shkruan “Telesport”.

Në tapetin e blertë të “Çamartin” do të ketë më shumë se 1.200 milionë euro.

Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi nuk kanë kursyer asnjë shpenzim për të bërë dy grupe lojtarësh super.

Real Madridi ka investuar 469 milionë euro në 23 lojtarët, që përbëjnë skuadrën e tanishme. Nënshkrimi më i shtrenjtë te “Los Blancos” është ende Cristiano Ronaldo, me 96 milionë euro të disbursuara nëntë sezone më parë.

Lojtarët më të shtrenjtë të Real Madridit
1.Cristiano Ronaldo – 96 milionë euro
2.Gareth Bale 91 – milionë
3.Karim Benzema – 35 milionë
4.Mateo Kovaçiç – 31 milionë
5.Luka Modric – 30 milionë
6.Isco – 30 milionë
7. Toni Kroos – 30 milionë
8.Theo Hernández – 28 milionë
9.Sergio Ramos – 27 milionë euro
10.Ceballos – 16.5 milionë

PSG-ja ka shpenzuar disa sezone, duke investuar shuma të mëdha parash për të bërë një ekip fitues, por pa i arritur ende objektivat madhorë. Këtë vit, “bastet” ekonomike kanë qenë aq të forta, sa do të ishte e pamundur të asimilonte një dështim të ri në nivel europian. Klubi parizien ka thyer të gjitha rekordet me nënshkrimet e Neymar (222 milionë euro) dhe Mbappé (180 milionë euro). Shuma për këtë të fundit nuk do të paguhet deri në sezonin e ardhshëm.

Lojtarët më të shtrenjtë të PSG-së
1. Neymar – 222 milionë euro
2.Kylian Mbappé – 180 milionë
3.Edinson Cavani – 65.5 milionë
4.Angel di Maria – 63 milionë
5.Thiago Silva – 42 milionë
6.Pastore – 42 milionë
7.Julian Draxler – 40 milionë
8.Marquinhos – 31.4 milionë
9.Layvin Kurzawa – 25 milionë
10.Yuri – 16 milionë


Një i ri në njëmbëdhjetëshe
Në 11-shen, që Zinedine Zidane do të hedhë në fushë si startues të mërkurën, do të jetë vetëm një lojtar i ri. Ky pritet të jetë Nacho, i cili do të luajë prapa, në vend të Carvajal të pezulluar. Nga tre repartet e ekipit, sulmi është ai që ka kushtuar më shumë para, 222 milionë euro, të shpërndara ndërmjet Cristiano Ronaldos, Bale dhe Benzema. Në tre lojtarët e qendrës së fushës, klubi ka investuar 66 milionë euro, ndërsa në linjën mbrojtëse 53,5 milionë euro, duke përfshirë edhe transferimin e paguar nga Keylor Navas.


Një trident prej 466 milionësh
PSG-ja ka bërë goditjen më të madhe në forcimin e linjës ofensive. Neymar, Mbappé dhe Cavani kanë vlerën e 466.5 milionëve, praktikisht njësoj sa 23 lojtarët, që përbëjnë ekipin e bardhë. Linja më e lirë e parizienëve është mesfushai, pasi Nasser Al-Khelaifi duhej të paguante vetëm për të marrë Verratin. Në mbrojtjen titullare të sotme, kostoja e caktuar arrin në pothuajse 90 milionë euro. Pavarësisht nga paratë e përdorura për çdo klub, stafi i Real Madridit ka një vlerë më të lartë tregu se ai i PSG-së. Midis dy entiteteve ka pothuajse 100 milionë dallime. 853 milionë vlerësime kanë lojtarët e bardhë nga 756 milionë, ata të ekipit francez.