Real Madrid po i mbanë lëndimet top sekret

Skuadra e Real Madrid është përballur me disa lëndime kohëve të fundit.

Sport

09/12/2018 12:32

“Los Blancos” megjithatë kanë krijuar një “barrier” për mediet dhe nuk po japin asnjë informacion për të rejat nga skuadra.

Megjithatë, “Marca” shkruan se ata do të udhëtojnë në ndeshjen e radhës pa Marcelon, Toni Kroos, Mariano Diaz dhe Sergio Reguilon, transmeton lajmi.net.

Dy të parët nuk kanë luajtur kundër Valencias as kundër Melilla dhe nuk do të jenë në gjendje të jenë në fushën e blertë as kundër Huescas.

Marcelo ishte lënduar në Romë, mirëpo mediet nuk kanë pranuar ndonjë konfirmim zyrtar nga skuadra.

Njësoj sikur për brazilianin, as për Toni Kross skuadra nuk ka njoftuar për të rejat shëndetësore të tij.

Është interesant fakti që Real Madrid po i mbanë të rejat e stafit mjekësor një “top sekret” për mediet. /Lajmi.net/