Real Madrid po e transferon ish-yllin e Barcelonës

Alexis Sanchez është i gatshëm që të largohet nga Manchester United.

Sport

14/11/2018 08:18

Alexis Sanchez nuk e dëshiron qëndrimin te Manchester United, andaj në janar kërkon një klub të ri.

Kiliani ka biseduar me agjentin e tij që t’i gjej një klub të ri, andaj ky i fundit po ia ofron Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Agjenti i Sanchez ka filluar kontaktet me skuadrën spanjolle, që transferimi të mbyllet në afatin e dimrit.

Sipas burimeve të AS, kiliani është i gatshëm të rikthehet në La Liga, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës. /Lajmi.net/