Real Madrid po e transferon ‘bishën’ në janar

Real Madrid është i dëshpëruar tej mase me Karim Benzeman.

Sport

08/10/2018 11:52

Skuadra spanjolle në katër ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol, andaj po mendon ta zëvendësoj francezin.

Sipas ‘Don Balon’, Real Madridi dëshiron që ta transferoj Harry Kanen nga Tottenhami, përcjell “lajmi.net”.

Madrilenët janë të gatshëm që të paguajnë 120 milionë euro për transferimin e anglezit, mirëpo ‘Spursat’ nuk do ta shesin atë deri sa t’i gjejnë zëvendësuesin. /Lajmi.net/