“Real Madrid po e kërkon Salahin” – Lajmi.net
“Real Madrid po e kërkon Salahin”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 18:23, 16 April 2018
Ish sulmuesi i njohur i Egjiptit, Mido, ka thënë se Real Madrid po e kërkon bashkëvendësin e tij, Mohamed Salah.

Ylli egjiptian ka qenë sensacion këtë sezon në Evropë, duke shënuar 30 gola në Premierligë, e duke kryesuar në garën për Këpucën e Artë.

Mido, beson se këto paraqitje të Salah kanë treguar se ai është gati për kalim në një nivel tjetër, siç është Real Madridi.

“Real Madrid e dëshiron atë, dhe ne të gjithë i kemi parë paraqitjet e dobëta të Bale dhe Benzemas”, ka thënë Mido.

“Kam pasur frikë se Salah mund të dështoi te Liverpooli, por tani mendoj se ai është gati për një nivel të ardhshëm. Real Madrid është gati t’i përdorë pikat e tij të forta”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO