Real Madrid pas Courtois

Real Madrid është i interesuar për transferimin e portierit të Atletico Madridit, Thibaut Courtois. Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Carlo Ancelotti dëshiron të blejë reprezentuesin belg, anëtar i Chelseas, por i huazuar tek rivali i tyre i qytetit. Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka insistuar se Courtois do të rikthehet në Stamford Bridge në…

Sport

21/02/2014 12:25

Real Madrid është i interesuar për transferimin e portierit të Atletico Madridit, Thibaut Courtois.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Carlo Ancelotti dëshiron të blejë reprezentuesin belg, anëtar i Chelseas, por i huazuar tek rivali i tyre i qytetit.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka insistuar se Courtois do të rikthehet në Stamford Bridge në fund të këtij sezoni. Por, e ardhmja e 21-vjeçarit është në dyshim pasi ai nuk dëshiron të jetë rezervist i Petr Cechut, pasi ka treguar me sukses talentin e tij tek Atletico Madrid.

Dhe, tani duket se Real Madrid ka hyrë në garë në përpjekje për joshjen e Courtois nga Atletico, që dëshiron qëndrimin e tij afatgjatë në klub.

Çfarëdo transferimi në Bernabeu, mund të ndodh edhe në formë huazimi, sipas AS, që raporton se edhe Atletico do të jetë i interesuar për qëndrimin e mëtutjeshëm të Courtois, edhe nëse bëhet fjalë për marrëveshje afatshkurtër.