Real Madrid paraqet ofertën e parë për blerjen e Alisson

Real Madrid ka bërë gati ofertën e parë për transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker.

Sport

15/06/2018 08:47

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker.

“Sky Sport” raporton se sot mund të mbërrijë zyrtarisht oferta e parë e “Los Blancos” për blerjen e reprezentuesit brazilian.

Nga Madridi është gati një ofertë me vlerë prej rreth 50 milionë euro, ku Real Madrid është i gatshëm të arrijë deri në 60 milionë euro dhe 10 të tjera në bonuse, përcjell “lajmi.net”.

Roma është në pritje, po vjen oferta e parë e Real Madridit për Alisson. /Lajmi.net/