Real Madrid pa gjashtë futbollistë kundër Espanyolit (FOTO)

Gareth Bale nuk ka stërvitur sot me ekipin dhe është e sigurt mungesa e tij në duelin e së dielës.

Sport

30/09/2017 11:59

Real Madrid do të ketë një numër të madh mungesash në takimin e ardhshëm në La Ligë kundër Espanyolit.

Gareth Bale nuk ka stërvitur sot me ekipin dhe është e sigurt mungesa e tij në duelin e së dielës, raportojnë mediat spanjolle.

Por, së bashku me yllin uellsian, “Los Blancos” do t’i ketë edhe pesë mungesa të tjera, përcjell “lajmi.net”.

Fjala është për Vallejo, Marcelo, Mateo Kovaçiç, Theo Hernándezin dhe Karim Benzema. /Lajmi.net/