Real Madrid pa dy yje kundër Granadas

Real Madrid do të jetë pa sulmuesin Gareth Bale dhe mbrojtësin Pepe për ndeshjen e ardhshme në La Ligë kundër Granadas.

Sport

06/02/2016 09:02

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të jetë pa sulmuesin Gareth Bale dhe mbrojtësin Pepe për ndeshjen e ardhshme në La Ligë kundër Granadas.

Sipas mediave spanjolle, uellsiani dhe portugezi janë të lënduar dhe nuk do të jenë në dispozicion të ekipit, përcjell “Lajmi.net”.

Bale dhe Pepe janë stërvitur të ndarë nga pjesa tjetër e ekipit të “Los Blancos” në qendrën sportive në Valdebebas.