Real Madrid ofron 100 milionë euro për portierin më të mirë në botë

David de Gea sot është një nga portierët më të mirë në botë, në bazë të performacës së shfaqur në ndeshjet e fundit.

Sport

23/02/2018 17:14

Pritjet e mrekullueshme kundër Sevillës në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve që përfundoi baras 0-0, treguan më së miri se në farë niveli është portieri spanjoll.

YouTube player

Këto paraqitje të tij, po bëjnë që Real Madridi të vazhdojë të ruaj interesimin e madh për të.

‘Los Blancos’ po kërkojnë që me çdo kusht të rikthejnë në La Liga portierin e kombëtares së tyre, duke ia ofruar Manchester Unitedit deri në 100 milionë euro.

Një lëvizje e tillë u refuzua nga Manchester United në verën e vitit 2016, kur ‘Djajtë e Kuq’ nuk pranuan ofertën prej 50 milionë euro të Real Madrid.

David de Dea, te Manchester United është transferuar në vitin 2011 nga Atletico Madrid, për 25 milionë euro./Lajmi.net/

YouTube player