Real Madrid – Neymar, lajm befasues nga Spanja

Real Madrid vazhdon të interesohet për Neymarin.

Sport

05/12/2018 23:59

Real Madrid ka kohë që po tenton ta transferojë Neymarin, mirëpo pa bërë ende një hap konkret.

Skuadra spanjolle vazhdon ta shikoj nga afër situatën e tij te PSG-ja, ndërsa duhet të pres deri në verën e ardhshme që t’i marr shërbimet e brazilianit, përcjell “lajmi.net”.

Real Madridi e di se duhet paguar mbi 200 milionë euro për ta transferuar Neymarin, pasi PSG kishte paguar 222 milionë për ta marr atë nga Barcelona.

Por, madrilenët po rivalizohen nga Barcelona, që poashtu i do shërbimet e tij. /Lajmi.net/