Real Madrid në stërvitje, nuk do ta besoni kush mungon

Real Madrid është duke u stërvitur para ndeshjes së ardhshme me Real Sociedadin. Dhe, trajneri Zinedine Zidane është pa tre futbollistë shumë të rëndësishëm.

Sport

29/04/2016 12:44

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Alvaro Arbeloa mungojnë në stërvitjen e sotme të Real Madridit, para duelit me Real Sociedadin, të shtunën.

Zinedine Zidane kishte 20 futbollistë në dispozicion, përfshirë tre portierët Navas, Casilla dhe Yanez, përcjell “Lajmi.net”.

Ekipi do të niset në ora 19:00 për në San Sebastian.

Ndeshja e Realit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00.