Real Madrid në stërvitje, mungon një yll i madh (FOTO)

Toni Kroos nuk ka stërvitur sot me skuadrën e Real Madridit.

Sport

16/09/2017 11:43

Real Madrid ka realizuar seancën stërvitore të së shtunës para ndeshjes me Real Socieadin në La Liga, të dielën.

Por, trajneri Zinedine Zidane nuk e kishte ekipin e plotë në dispozicion.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori Toni Kroos nuk ka stërvitur sot me skuadrën, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Kroos pritet të mungojë në ballafaqimin me Real Sociedadin. /Lajmi.net/