Real Madrid në festë, e tmerrshme çfarë i ka ndodhur Barcelonës (FOTO)

Real Madrid ka arsye të festojë pas asaj që i ka ndodhur rivalit të madh, Barcelona.

Sport

28/10/2016 09:48

Barcelona ka një problem serioz.

Në ditët e fundit, gjiganti katalan ka humbur për shkak të lëndimit edhe mesfushorin Arda Turan.

Reprezentuesi turk i është bashkuar një liste të gjatë të futbollistëve të lënduar të skuadrës së Luis Enriques, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Enrique aktualisht ka vetëm 15 futbollistë në dispozicion për duelin e ardhshëm kundër Granadas.

Dhe, në skuadër do të bashkohen tre të rinj si Nili, Marlon e Alex Carbonell.

Kurse, lista e mungesave përmban edhe yje si Iniesta, Pique e Jordi Alba.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.