Real Madrid në bisedime me yllin e madh nga Chelsea

Real Madrid pret një përforcim nga kampioni i Premierligës, Chelsea.

Sport

29/11/2017 07:02

Real Madrid kërkon një përforcim të madh nga Chelsea.

“Radio Montecarlo” raporton se “Los Blancos” kanë filluar bisedimer me mbrojtësin brazilian, David Luiz.

Ish ylli i Paris Saint-Germain ka humbur statusin e titullarit te skuadra e “Blues”, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Real Madrid është i interesuar për blerjen e tij gjatë vitit 2018.

Luiz në rast të kalimit në Santiago Bernabeu do të luftonte me Nachon dhe Vallejon për të qenë zëvendësues i parë i dyshes Raphael Varane dhe Sergio Ramos. /Lajmi.net/