Real Madrid mposhtet nga Sevilla, befasi nga Zidane

Zinedine Zidane nuk brengoset për humbjen e Real Madridit nga Sevilla.

Sport

10/05/2018 07:05

Zinedine Zidane ka befasuar duke thënë se humbja nga Sevilla me rezultat 3:2 në La Ligë nuk do të ketë ndikim te skuadra e Real Madridit.

Madje, Zidane ka lavdëruar ekipin e tij për paraqitjen ndaj Sevillas.

“Në pjesën e parë kemi luatur mirë, shënuam dy gola”, u shpreh Zidane, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Por, në asnjë formë nuk do të ketë ndikim kjo humbje, duhet të vazhdojmë përpara me punën tonë”, theksoi ai. /Lajmi.net/