Real Madrid motivon lojtarët me këtë video para finales me Liverpoolin

Real Madrid me një video emocionuese ka provuar të motivojë lojtarët para finales me Liverpoolin.

Sport

26/05/2018 16:29

Sonte me fillim nga ora 20:45, në Kiev të Ukrainës zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Është Real Madrid që pret Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Në prag të kësaj ndeshje, faqja zyrtare e Real Madrid ka publikuar një video motivuese për lojtarët.

Real Madrid kërkon të bëjë historinë në Ligën e Kampionëve, duke e kërkuar titullin e 13-të në histori dhe të tretin në tre vitet e fundit./Lajmi.net/