Real Madrid merr vendimin e fundit për Mauro Icardi

Real Madrid ka vendosur të heq dorë nga sigurimi i shërbimeve të sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Sport

18/12/2018 18:28

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, nuk është më një objektiv i Real Madridit.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ shkruan se Real Madrid nuk synon transferimin e sulmuesit të Interit, përcjell ‘lajmi.net’.

Real Madrid ka mësuar vendimin e Icardit për të vazhduar kontratën me Interin, dhe ka vendosur të shikojë për alternativa tjera.

Pas dështimit për të transferuar Icardin, ‘Los Blancos’ tani do të shkojnë 100 për qind te Tottenham Hotspur, për sulmuesin Harry Kane./Lajmi.net/