Real Madrid merr vendim të çuditshëm për Lewandowskin

Bayern Munich ka 'frikësuar' Real Madridin me çmimin e caktuar për sulmuesin Robert Lewandowski.

Sport

12/05/2018 09:20

Real Madrid ka ndërprerë bisedimet për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

“Sky” në Gjermani raporton se klubi kampion nga Bundesliga ka kërkuar 100 milionë euro për shitjen e reprezentuesit polak, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lewandowski konsiderohet si objektiv i “Los Blancos” në rast të largimit të Karim Benzemas, përcjell “lajmi.net”.

Por, çmimi i lartë i kërkuar nga Bayern Munich ka bërë që Real Madrid të tërhiqet nga interesimi për blerjen e Lewandowskit. /Lajmi.net/