Real Madrid me vendim zyrtar për kartonin e kuq të Sergio Ramosit

Real Madridi ka vendosur të apelojë në Federatën e Futbollit të Spanjës kartonin e kuq të Sergio Ramos.

Sport

24/04/2017 18:40

Ramos u ndëshkua me karton të kuq në përballjen që Real Madridi e humbi 2:3 ndaj Barcelonës, pas një ndërhyrje në Lionel Messin.

‘Los Blancos’ pretendojnë se ndërhyrja e Ramosit nuk ka qenë për karton të kuq, dhe do të apelojnë kundër vendimit të gjyqtarit.

Ata dëshirojnë që ta kenë në dispozicion mbrojtësin spanjoll në sfidën e vështirë në udhëtim te Deportivo La Coruna./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy