Real Madrid me përforcim të ri nga PSG për 15-20 milionë euro (FOTO)

Real Madrid pret një përforcim nga Paris Saint-Germain.

Sport

11/08/2017 10:41

Thomas Meunier është pranë transferimit në Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain do të jetë zëvendësues i Danilos, i transferuar në Chelsea.

Po ashtu, ai do të shërbejë mbulesë për Dani Carvajalit, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid do të paguajë 15-20 milionë euro për transferimin e tij. /Lajmi.net/