Real Madrid me përforcim nga Borussia Dortmund, çmimi 60 milionë euro – Lajmi.net
Real Madrid me përforcim nga Borussia Dortmund, çmimi 60 milionë euro
Autori: Lajmi.net La LigaMerkatoSport 11:39, 13 October 2017
Kristian Pulisiç, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me skuadrën e Borusias së Dortmundit por kërkohet nga Real Madrid.

Skuadra spanjolle e Realit të Madridit është në kërkim të lojtarëve të rinj me potencial të madh, për të qenë e ardhmja e tyre. Një prej synimeve më të reja të madrilenëve, është edhe mesfushori 19-vjeçar i skuadrës gjermane të Dortmundit, Kristian Pulisiç.

Sipas mediave gjermane, Pulisiç ka qenë vazhdimisht një prej synimeve kryesore për Realin. Por edhe vetë babai i yllit amerikan deklaroi gjatë muajit të kaluar se, i biri, Kristian, ka plane të mëdha për të ardhmen duke thënë: “Kristian ka plane të mëdha në të ardhmen, te Barça ose Reali”.

Megjithatë, mesfushori shkatërrues, Kristian Pulisiç, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me skuadrën e Borusias së Dortmundit, ndaj një largim i afërt, nuk është tepër i mundshëm. Gjatë një interviste, mesfushori me origjinë amerikane ka deklaruar se është ende i lumtur në skuadrën e Dortmundit duke thënë se:

“Jam i lumtur që jam pjesë e një skuadre si Dortmundi.” Sipas burimeve, spanjollët e Realit të Madridit pritet edhe t’i kenë bërë një ofertë verdhezinjve të Dortmundit për kartonin e Pulisiçit, për 60 milionë euro.


Fjalët kyçe: Real Madrid

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy