Real Madrid me ofertë rekorde për Neymarin

Real Madrid ka ofruar 400 milionë euro për blerjen e Neymarit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

13/03/2018 09:16

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Klubi madrilen ka paraqitur një ofertë rekorde për rikthimin e ish yllit të Barcelonës në La Ligë.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Real Madrid ka ofruar 400 milionë euro për blerjen e Neymarit, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

PSG në gushtin e vitit 2017 e transferoi Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro. /Lajmi.net/