Real Madrid me ofertë për portierin Alisson

Real Madrid kërkon portierin e Romës, Alisson.

Sport

20/03/2018 14:44

Sipas mediave italiane Los Blancos po lëvizin për të firmosur me numrin 1 të Romës, madje kanë bërë gati një kontratë 5-vjeçare për Allision me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që klubit verdhekuq për të lënë të lirë portierin do t’i ofrojnë plot 60 milionë euro.

Klubet e mëdha që ka nevojë për një guardian që ofron siguri për të ardhmen janë vënë në radhë për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit me Realin e Madridit që për një si Allison ka hequr dorë edhe nga spanjolli i Manchester United, David De Gea.

Në krahun tjetër drejtori sportiv i Romës, Monchi po përpiqet të bindë Allison të rinovojë kontratë teksa synon t’i përfshijë në marrëveshjen e re një klauzolë largimi shumë më të lartë për të shmangur interesimin e klubit merengues.