Real Madrid me ofertë marramendëse për Hazardin

Real Madrid kanë të vendosur t’i dërgojnë një ofertë Chelsea për Eden Hazard.

Sport

18/10/2018 11:56

Anësori belg mund të jetë emri më i përfolur në afatin kalimtar veror në vitin 2019.

‘Mirror’ shkruan se Real Madrid synojnë transferimin e Eden Hazard në ‘Santiag Bernabeu’.

Vetë lojtari asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në fanellën e Realit, duke e cilësuar një ëndërr që dëshiron ta përmbushë.

I gjithë problemi qëndron te Chelsea, që nuk e ka ndërmend të heq lehtë dorë nga ylli kryesor i skuadrës së tyre.

Për të bindur Chelsea, Real Madrid janë të gatshëm që në marrëveshje të përfshijnë edhe Gareth Bale, ish lojtari më të shtrenjtë në botë./Lajmi.net/