Real Madrid me ofertë marramendëse për Alisson

Roma mund të preket nga largimet këtë verë.

Sport

15/06/2018 00:02

Përveç Radja Nainggolan që po kërkohet nga Inter, Roma rrezikon të humbas edhe portierin Alisson, i cili ishte ylli i skuadrës sezonin që lamë pas në Serie A.

Është skuadra e Real Madridit që po kërkon portierin brazilian.

Në Itali raportohet se Real Madrid e ka gati ofertën e parë prej 50 milionë euro për Alisson.

Në rast të rezistimit të Romës, Real Madrid mund ta çojë deri në 60 milionë euro ofertën./Lajmi.net/