Real Madrid me një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Girona

Real Madrid do ta vuaj një mungesë të madhe këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Gironas.

Sport

15/02/2019 15:45

Qendër mbrojtësi i ‘Los Blancos’ Raphaël Varane do të mungojë si pasojë e një ftohje të lehtë, shkruan ‘L’Equipe’ transmeton lajmi.net.

Mësohet se francezi nuk ka stërvitur fare me skuadrën e tij, e cila sot pati përgatitjet për ndeshjen e radhës në La Liga.

Varane i mungoi mbretërve edhe gjatë ndeshjes të së mërkurës, që Real Madrid e luajti me skuadrën e Ajax Amsterdam, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kundër Girona dhe Real Madrid zhvillohet të dielën (17 shkurt), me fillim nga ora 12:00. /Lajmi.net/