Real Madrid më në fund po e transferon mesfushorin
Real Madrid po përgatitet të bëjë një transferim befasues.
Sport
Real Madrid dëshiron ta transferojë Exequiel Palacios.
Mesfushori i River Plates do të jetë nën vëzhgimin e Florentino Perezit, në finalen e Copa Libertadores në mes të klubit argjentinas dhe Boca Juniorsit që zhvillohet më 9 dhjetor në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell “lajmi.net”.
Exequiel Palacios ka kohë që është në radarin e Real Madridit, andaj me gjasë ai do të transferohet në janar.
Madrilenët do t’i paguajnë 35 milionë River Plates për mesfushorin e talentuar. /Lajmi.net/