Real Madrid me komunikatë zyrtare për Neymarin

Real Madrid ka reaguar sërish rreth thashethemeve për transferimin e Neymar.

Sport

13/07/2018 21:00

‘Los Blancos’ përmes një komunikatë kanë sqaruar gjithçka rreth spekulimeve për transferimin e yllit brazilian, Neymar.

“Përballë raportimeve të vazhdueshme që lidhin Neymar Jr e PSG-së me klubin tonë, Real Madrid dëshiron të sqarojë se klubi nuk ka ndërmend të ofrojë ndonjë ofertë për lojtarin”, thuhet në reagimin e Realit.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Real Madrid lëshon një komunikatë të njëjtë e që lidhet me lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit./Lajmi.net/