Real Madrid me dy sulmues në formacion ndaj Villarrealit

Real Madrid takohet sot me Villarrealin me fillim nga ora 16:15.

Sport

13/01/2018 09:35

Real Madrid takohet sot me Villarrealin në kuadër të La Ligës.

Trajneri Zinedine Zidane pritet të vendos për një formacion me dy sulmues në mungesë të qendërsulmuesit Karim Benzema, i lënduar.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Në dyshen e sulmit të “Los Blancos” pritet të luajnë Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo të mbështetur pas vetes nga Isco. /Lajmi.net/