Real Madrid mbi Barcelonën

Real Madrid mund të jetë prapa Barcelonës në La Ligë, mirëpo është mbi të në listën më të re të klubeve me përfitimet më të mëdha gjatë sezonit 2012-13. Sipas renditjes së publikuar nga Deloitte, Los Blancos kryesojnë me 518.9 milionë euro të hyra gjatë stinorit të shkuar, para Barcelonës me 482.6. Kurse, vazhdojnë vuajtjet…

Sport

23/01/2014 09:45

Real Madrid mund të jetë prapa Barcelonës në La Ligë, mirëpo është mbi të në listën më të re të klubeve me përfitimet më të mëdha gjatë sezonit 2012-13.

Sipas renditjes së publikuar nga Deloitte, Los Blancos kryesojnë me 518.9 milionë euro të hyra gjatë stinorit të shkuar, para Barcelonës me 482.6.

Kurse, vazhdojnë vuajtjet e Manchester Unitedit. Kampioni i Premierligës, për herë të parë nga viti 1996 nuk zë vend në mesin e tri ekipeve të para, pasi tani janë të katërtit prapa Bayern Munichut.

Mirëpo, edhe pse pësuan rënie në renditje, gjiganti nga Old Trafford a shtuar të hyrat nga 395.9 milionë euro në 423.8 milionë euro. Paris Saint-Germain është i pesti para Manchester Cityt, Chelsea dhe Arsenalit.

Kurse, dhjetë pozitat e para kompletohen nga kampioni i Italisë, Juventus dhe rivali Milan.

Top 10:

1. Real Madrid: 518.9 milionë euro

2. Barcelona: 482.6

3. Bayern Munich: 431.2

4. Man Utd: 423.8

5. Paris Saint Germain; 398.8

6. Manchester City: 316.2

7. Chelsea: 303.4

8. Arsenal: 284.3

9. Juventus: 272.4

10. Milan: 263.5