Real Madrid konfirmon se këta dy futbollistë nuk do të largohen para sezonit të ri (FOTO)

Ndryshim i madh i skenarit pas spekulimeve të fundit në Madrid.

Sport

11/08/2017 13:40

Marco Llorente dhe Borja Mayoral nuk do të largohen nga Real Madrid.

Fanellat e tyre nuk shiteshin fare në dyqanet e Realit dhe mendohej se ata do të huazoheshin në ndonjë skuadër në La Liga.

Por, e përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se të dy do të qëndrojnë këtë sezon për të luftuar për një vend në formacion dhe tashmë fanellat e tyre me numër 18 dhe 21 kanë dal në shitje, përcjell “lajmi.net”.

Ky shihet si një sinjal se ata nuk do të largohen nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/